35-vjeçari gjendet i pajetë në Zvërnec pranë bregut të detit

Ditën e sotme është gjetur pranë bregdetit të zvërnecit një qytetar pa shenja jete. Rreth orës 11:15 trupi i tij është gjetur pa jetë dhe dyshohet se mund të jetë mbytur.

Sipas policisë së Vlorës personi që është gjetur pa jetë buzë detit është i gjatë 1.80 m dhe ka disa tatuazhe në trup.  Viktima është rreth 35 vjeç, ende i paidentifikuar dhe në fillim u dyshua për ndonjë emigrant por nga pamja e parë, sipas policisë, duket Shqiptar.

Policia e Vlorës është duke punuar për identifikimin e tij ndërsa nuk është vrejtur shenjë dhune në trupin e të mbyturit.