Le t`i lëmë për pak shenjat më të mira, më të bukura, më të dashura e të tjera si këto dhe të flasim për ato jo dhe aq të mira. Lutu të mos jesh një ndër to.
Peshqit
Të duken të lezetshëm ëëë? Në fakt nuk janë edhe aq. Peshqit nuk i harrojnë kurrë gabimet e shkuara dhe do të ta kujtojnë diçka e do marrin hak sapo t`u jepet mundësia. Statistikat e FBI-së e tregojnë atë si një ndër shenjat më të prirura për t`u bërë vrasës.
Akrepi
Xhelozë, hakmarrës dhe e kanë kaq të vështirë të falin. E bëjnë gjithçka në fshehtësi, me qetësi, por helmi i tyre është vdekjeprurës.
Gaforrja
U surprizuat edhe me Gaforren, ngaqë është më e ndjeshmja e horoskopit. Provo ta tradhtosh, ose më mirë mos e provo fare. Sipas FBI-së ekzekutorët e partnerëve janë më së shumti Gaforre. Urrejnë të tradhtohen.
Binjakët
E ndryshojnë gjendjen e humorit shpesh dhe mund të përbëjnë rrezik në ato ditët që nuk janë fort të lumtur.
Virgjëresha
Bien shpesh pre e negativitetit, sepse janë një shenjë e dobët. Në rrethana të caktuara bëhen të ftohtë dhe akull fare madje. Sipas FBI-së një Virgjëreshë është vrasësi perfekt.