Beson se i biri i vdekur është paraqitur në fotografi

Amerikani Nicholas Makabe (9-vjeçar) dhe gjashtë kolegë të tij të shkollës kishin humbur jetën si pasojë e një tornadoje shkatërrimtare. Gjashtë javë pas vdekjes së tij, i ati i djalit pretendon ta ketë parë të birin në një fotografi të bërë pas vdekjes së tij. Thënë më saktësisht, Nicholas (9 vjeç) kishte vdekur pasi që shkolla e tij ishte goditur nga një tornado. Prindërit e tij, sidomos babai, janë të bindur ta kenë parë atë në një fotografi të bërë pas vdekjes së tij. Në plan të parë në atë fotografi shihet një vajzë me spërkatëse në dorë, e prapa saj shihet edhe një person. “Nuk mund t’iu besoja syve. Edhe vëllai më tha se ishte rrëqethur pasi që e kishte parë fotografinë”, tha i ati i djalit, i bindur se në foto dukej shpirti i djalit të tij. “E ndjej se ai gjendet këtu”, thotë i ati, Scott Makabe. Djali i tij ishte varrosur me një bluzë të kuqe, të cilën, sipas tij, e ka edhe në fotografi. Derisa kritikët thonë se në foto shihet vetëm vajza, por se fotografuesit i ishte dridhur dora, i ati i gjorë i djalit thotë: “Le të thonë të tjerët çka të duan… Unë aty e shoh shpirtin e djalit tim dhe jam i bindur se ai na ruan”.