Momenti kur i riu me shpejtësi “sketerrë” çan derën e policisë në Elbasan

Një person ka krijuar momente paniku, duke përplasur makinën me derën e policisë Elbasan dhe duke dalë prej mjetit i armatosur.

Ngjarja është shënuar rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku Bledar Lazareni, 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të Drejtorisë së Policisë Elbasan. Më pas ka hyrë në oborrin e policisë, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i policisë që kryente shërbim në hyrje.