Aksident i rëndë në Vlorë, shoferi bllokohet brenda dhe kërkohet ndihmë: Është në gjendje të rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Vlorë, bëjnë me dije burime për mediat.

Një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë e përplasjes së fortë me murin, drejtuesi ka mbetur i bllokuar brenda.

Është njoftuar policia dhe ambulanca, pasi gjendja e tij shëndetësore konstatohet e rëndë. Po punohet për nxjerrjen e tij nga mjeti i dëmtuar.