Zjarret shkatërrojnë Evia-n në Greqi, 2 mijë banorë evakuohen nga ishulli, shihni si largohen turistët nga “zona e kuqe”

Zjarret masive po vazhdojnë të shpërthejnë në ishullin grek të Evia-s, duke shkaktuar panik tek banorët.

Më shumë se 2,000 banorë tashmë janë evakuuar, duke u transportuar me tragete në vende të sigurta, si dhe janë larguar turistët që kishin zgjedhur ishullin për të kaluar pushimet e tyre.

Autoritetet lokale thanë se nuk ishte dërguar ndihmë e mjaftueshme për të shuar zjarret, duke shtuar se pjesë të ishullit tashmë është shkatërruar.

Greqia po përjeton valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vite dhe ku temperaturat kanë shkuar deri në 45 gradë Celsius.

Një numër zjarresh kanë goditur vendin fqinj ditët e fundit, duke djegur sipërfaqe të mëdha dhe shtëpi banimi, kryesisht në ishuj.