Një aksident tragjik tronditi Shëngjinin pak më parë ku një fëmijë që fillimisht u raportua se ishte 4 vjeç, u përplas nga një furgon. Policia bëri me dije se i mituri u transportua në spital, ndërsa mësohet nga burime se 6-vjeçari ka ndërruar jetë.
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.