Berisha: Jam 77 vjeç, por i sfidoj Bashën dhe Ramën bashkë

Sali Berisha thotë se është 77 vjeç, por i sfidon Ramën dhe Bashën bashkë në debat televiziv.

“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt.

Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm.

Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Rama në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.