Të tjera detaje mësohen nga ngjarja në një shkollë private në Tiranë Qatar Collge, në të cilën 6 nxënës tashmë janë shtruar në spital, nga 4 fillimisht, pas një rrjedhje gazi në shkollë.
Mësohet se në ambientet e kolegjit ka shpërthyer një bombulë gazi por fatmirësisht nuk ka patur zjarr.
Nxënësit kanë patur kollë dhe dhimbje koke, por fatmirësisht nuk janë në gjendje të rëndë.
Aktualisht 3 nxënës po marrin trajtim tek urgjenca pediatrike dhe 3 të tjerë rreth moshës 15 vjeç po marrin trajtim në urgjencën mjekësore te QSUT.
Ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes u evakuuan të gjithë nxënësit nga ambientet e kolegjit.