Mbetet ende mister fati i kriminelit Kristaq Kotro i cili duhej të ishte aktualisht mbrapa hekurave. Në vitin 2011 krimineli Kristaq Kotro porosit nga Kolumbia vaj palme, në të cilën ishin të tretura 200 kg kokainë.
Shtetasi Kotro i shpëtoi padrejtësisë duke korruptuar gjyqtarin dhe duke ia hedhur paq drejtësisë. Kotro u paraqit në gjyq si dëshmitar dhe ai që u arrestua është shoferi i kamionit me vajin e palmës dhe kokainën e tretur, të cilin Kotro e ksihte porositur për ta sjellë porosinë në firmën e tij “INTER-KRISS” Sh.p.k
Përgjimet nxjerrin zbuluar Kristaqin pasi në përgjimin e bisedës më datë 20.03.2011, ora 11:51, krimineli Kotro ka marrë në telefon shoferin dhe i thotë: “A e takove Arjanin (Arjan Lezaj) dhe ç’të ka dhënë?” Këtu del qartë se Kristaq narkotiku ka pasur dijeni të plotë mbi ngjarjen dhe ka qenë porositësi i këtij kamioni. Bëjmë me dije se firma që ka porositur kamionin dhe firma që priste mallin, firma “INTER-KRISS” Sh.p.k dhe firma “AE-1 MERENTINO” janë të dyja firma të bosit të kokainës Kristaq Kotro, të dyja me adresë Zona Industriale, Gjirokastër.
Drejtësia kanë bërë një vesh shurdh dhe një sy qorr dhe e kanë lënë të lirë Kotron, duke arrestuar vetëm shoferin. Këtë që vlerësojnë janë gjyqtarët që e kanë kaluar vettingun dhe tani kuptohet fare qartë në duart e kujt po shkon vettingu dhe drejtësia e popullit shqiptar.
Vettingu po i mbledh të gjithë të korruptuarit në një thes dhe janë pikërisht këta që po vendosin fatet e të inkriminuarëve dhe kriminelave që po fundosin çdo ditë e më shumë drejtësinë.
Në përgjimet e regjistruara shoferi i përgjigjet: “Po, e takova më ka dhënë dollar më duket, se ishin të ngushta dhe ishin të mbështjella në zarf, nuk i dalloja dot nëse ishin euro apo dollarë.”
Narkotrafikanti Kotro endet i lirë dhe nuk po arrestohet as nga policia as nga Interpoli.
Për sa kohë drejtësia të flejë gjumë, narkotrafikantët si Kotro do të vazhdojnë të bëjnë bisneze të qetë.