OBSH: Virusi mund të jetë krijuar në laborator

Ekspertët që mbërritën në Whan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë filluan hetimet për zbulimin e origjinës së koronavirusit. Me anë të disa laboratorëve ata po marrin të dhëna dhe thonë se nuk mund ta përjashtojnë dhe mundësinë që virusi të kishte dalë nga një laborator.

Një ekspert foli për Sky News, Dr Peter Daszak, pjesë e misionit të vazhdueshëm të OBSH-së,  tha po shohin  informacione të reja, janë gjëra shumë të vlefshme që po na ndihmojnë të shohim drejtimet e duhura për këtë virus.

Misioni i OBSH-së arriti në Ëuhan pas një viti dhe akoma po shikojnë për mundësitë se ku e ka origjinën koronavirusi.