Fatlumja që gjykon në vetting me mesatare pesë

Portali In-Front.org ju ka mbajtur gjithmonë të informuar mbi bëmat e komisionerëve që po gjykojnë gjyqtarë dhe prokurorë dhe po “ribëjnë reformën në drejtësi”. Po kush është fatlumja që me mesatre pesë ka arritur të gjykojë në vetting?!

Komisionerja  Etleda Çiftja është emëruar në këtë detyrë në kundërshtim me këtë dispozitë ligjore dhe njëkohësisht është një skandal që ndodh me përzgjedhjen e saj.

Po të bazohemi në Ligjin  Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit pika  d)përcaktohet se  notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj.

Në Shqipërinë tonë të dashur ndodhin çudira,  vlerësohet Komisionerja  Etleda Çiftja në aftësitë profesionale në sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit c) të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral të tij, nëse u është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme; ndërkohë që mesatarja e komisioneres është mesatre ngelëse, mesatare me notën pesë.