Rikthehen ngricat/ Pritet java më e ftohtë e dimrit

Sipas Meteoalb, duke nisur nga e premtja, i gjithë territori shqiptar do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave ekstremisht të ulëta.

Pritet që në zonat malore temperaturat pritet të shkojnë deri në -16 gradë Celcius. Ulja e vlerave termike, sipas Meteoalb vjen si pasojë e masave ajrore të cilat zbresin nga veriu-verilindja e kontinentit evropian.

Pritet që të ketë një ulje të ndjeshme edhe të vlerave maksimale duke bërë që në zonat malore, 24 orëshi të jetë me vlera negative. Acari pritet që të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme ndërsa pritet që kjo të jetë java më e ftohtë e dimrit për këtë vit.