Komisioneria Alma Faskaj është diplomuar “Jurist” në vitin 1995 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Ka mbrojtur gradën shkencore “Doktor” në mars 2014. Në periudhën 1995-1996, znj. Faskaj (Vokopola) ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.
Nga shtatori i vitit 1996 deri në gusht 1998 ka mbajtur detyrën e nënkryetares së Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Lushnjë. Znj. Alma Faskaj (Vokopola) ka një eksperiencë të gjatë si lektore, duke e ushtruar këtë profesion në universitete publike dhe jopublike të vendit, si dhe pedagoge e Shkollës së Magjistraturës nga viti 1998 e në vazhdim.
Burime të sigurta për redaksionë tonë, vënë në pah fshehjen e të ardhurave dhe deklarim të rremë të komisioneres Faskaj. Po ju paraqesim si më poshtë pasuritë e komisioneres Faskaj, e cila insiston të vendosë por as që e merr mundimin ta fillojë vettingun nga vetja.
• Komisioneria Faskaj disponon një shtëpi luksoze banimi, 3 katëshe, në Tiranë të ndërtuar vetë.
• Pasuri të paluajtshme, truall me sipërfaqe 2 080 m2.
• Pasuri të paluajtshme në Lushnje, tokë truall me sipërfaqe 8 250 m2.
• Bashkëshorti i saj, Z. Idajet Faskaj, pronar i një toke truall në Tiranë me sipërfaqe 238 m2.
• Të dy bashkëshortët janë pronar me pjesë takuese 50% secili të një autoveture të tipit Hyndai me kursimet familjare dhe të ardhura nga trashëgimia, vlera 1 908 620 Lekë.
E gjithë kjo pasuri e komisioneres Alma Faskaj e cila nuk ka burim se nga vjen. Alma nuk ndjehet, vazhdon të bëjë pasuri dhe të mbështesi botën e krimit në vetting.