22-vjeçarja shtatzënë me Covid-19/ Sjell në jetë foshnjën para kohe, intubohet tek spitali Infektiv

Një 22 vjeçare, e cila ndodhet në javën e 24–t të shtatzënisë është intubuar tek Spitali i Infektivit, pasi është infektuar me koronavirus.

E reja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të sjellë në jetë para kohe foshnjën e saj. Mësohet se 22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e foshnjës.

Kujtojmë se ditën e djeshme humbi jetën fatkeqësisht një nënë e re, Sidorela Koca, e cila prej më shumë se 3 javësh ishte në intubim dhe mjekët arritën të shpëtonin foshnjën me anë të operacionit cezarian.