Vendimi sapo është marrë, dhe pritet që të bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili do të vizitojë këtë paradite familjen e të riut, që humbi jetën në një magazinë në Tiranë, në përpjekje për të shuar flakët, që rrezikonin jetën e personave të tjerë.
Titulli “Dëshmor i Atdheut” do të firmoset nga ana e ministrit të mbrojtjes, dhe do ti dorëzohet më pas familjet të të riut.
Propozimi që Sala të shpallej “Dëshmor i Atdheut” u bë nga pronari i kompanisë së sigurisë ku ai ishte i punësuar, Erzen Breçani, i cili në një status të shtunën, tha se veprimin e të riut, do ta kishte zili çdo punonjës policie, qoftë shtetëror, qoftë privat.