Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen e Arjan Salës, të riut që humbi jetën mes flakëve në magazinën e qendrës tregtare.
Sala ishte një punonjës sigurie i magazinës së qendrës tregtare ku hyri për të shpëtuar punonjësit që ishin brenda saj, por mbeti vetë i bllokuar.
Kujtojmë se me porosi të Kryeministrit Rama Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” ka shprehur gatishmërinë për t’i dhënë titullin Salës por po pritet përfundimi i hetimeve.