Së fundmi është vendour revokim i masës së sigurisë për Helidon Gjikokën. Pra ende nuk ka marr fund dosja e shumë përfolur e këtij krimineli. Prokurori Ervin Karanxha vetëm pak kohë më parë shpalli fajtor atë bashkë me dhe shumë zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skandal.
Helidon Gjikoka në bashkëpunim Ariton Kasaj rezulton se ka përdorur formularin e falsifikuar si dhe dokumenta të tjera të falsifikuara me qëllim për të vjedhur nëpermjet mashtrimit pronen e ligjshme të Ilir Kokës. Edhe pse prona dhe trualli rezultonte si pjesë e ligjshme e vellezerve Koka, me anë të mashtrimit ka kaluar në pronesi të Helidon Gjikoka me ndihmen e Ariton Kases. Të dy në bashkëpunim kanë kryer vepren penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer ne bashkëpunim” dhe të “Falsifikim i vulave dhe Stampave ose i formularve e kryer në bashkepunim në dëm te viktimes Ilir Koka” e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 143/3-25 dhe 190/2 Kodit Penal.
Për këtë çështje, u hetuan nga nga prokuroria e Tiranës dhe disa zyrtarë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në qëndër dhe Inspektoriatit Kombëtar të Kontrollit të Teritorit. Hetimet kanë siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka.
Konkretisht Helidon Gjikoka ku rezulton se disa vite më parë ka marr me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka.
Synimi i vërtetë i këtij personi nuk ka qenë asnjëherë biznesi por përvetësimi i kësaj prone, e cila ndodhet në një zonë tepër stategjike dhe të kërkuar, pikërisht buzë bregdetit në Dhërmi.