Administrata e Biden bën gati paketën 3 trilion dollarësh

Administrata amerikane është duke bërë gati paketën 3 trilion dollarëshe për t’ia paraqitur presidentit të Joe Biden.

Në fokus të kësaj pakete është infrastruktura dhe hapja e vendeve të reja të punës.

Kjo paketë do të ndahet në dy pjesë, pjesa e parë do të përqëndrohet te ndërtimi i rrugëve dhe shkollave ndërsa pjesa tjetër do të përqëndrohet te politikat financiare.

Analistët amerikanë shkruajnë se kjo paketë përcakton prioritetet e presidencës Biden në politikën e brendshme amerikane.

Këshilltarët e Presidentit pritet të fillojnë këto ditë edhe kontaktet me grupet e interesit në industri dhe grupet e punës në terren.