Një aksident i rënde me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë.
Sipas të dhënave të publikuara nga policia, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore në Qerret, ku një mjet me drejtues S.XH., ka aksidentuar një këmbësor 65-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.