Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjykatësin e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Bari Shyti.
Sipas komisionit të Vettingut gjyqtari nuk arriti që të justifikojë pasurinë.
Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.