Një aksident ka ndodhur pak më parë në “Urën e Gradishtës” në Lushnjë ku për pasojë dy persona kanë ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë. Sipas policisë, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motorr tip “Lifan”. Drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetin kanë humbur jetën në këtë aksident.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.
Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.