Një grua që dyshohet se vrau vajzën e saj 2-vjeçare është arrestuar nga policia italiane. Ngjarja e rëndë raportohet te kete ndodhur në Cisliano, Milano.
41-vjeçarja u gjet pa ndjenja në banesën e saj, pranë trupit të vogëlushes. Policia ka bërë arrestimin e saj dhe tani ajo po ruhet në spital për shkak të disa dëmtimeve që ndoshta i ka shkaktuar vetë me thikë.
“Vajza jonë nuk është më”, me këto fjalë ajo njoftoi bashkëshortin e saj, i cili nuk ishte në shtëpi.
Kur karabinierët mbërritën gjetën shtëpinë e mbyllur nga brenda dhe u futën përmes një dritare ku gjetën vajzën e pajetë në shtrat, pranë nënës së saj pa ndjenja.
Rezultoi që vajza nuk kishte dëmtime të dukshme dhe vrasja është një nga hipotezat mbi të cilat karabinierët hetojnë.
Fëmija mund të jetë mbytur, por vetëm një autopsi mund të përjashtojë vdekjen aksidentale.