Një kërcënim i drejtpërdrejtë ka ardhur për Papa Françeskun nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.
Edhe pse zarfi nuk mbërriti në selinë e shenjtë, të gjithë u alarmuan dhe menjëherë forcat e sigurisë u vunë në lëvizje për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Një zarf me tre plumba ishte nisur për te Papa Fraçesku dhe kanë qenë oficerët e policisë ata të cilët në zyrën postare në Milano e konfiskuan, pasi zbuluan se çfarë kishte brenda.
Emri i dërguesit nuk ishte në zarf, por e vetmja gjë që dihet është se vendi i dërgimit të pakos është nga Franca.
Mbi zarf shkruhej: Papa – Qyteti i Vatikanit, Piazza S. Pietro në Romë.