Ambasadorët Kim dhe Soreca takojnë anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca kanë takuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese,

Akoma nuk janë bërë publike arsyjet dhe cështjet që u diskutuan në takim edhe pse ambasadorët kanë qenë shtysa kryesore për krijimin dhe nisjen e punës sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuse.

Pak javë më parë Gjykata Kushtetuese u bë funksionale me anëtarët e rinj Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.

Aktualisht GJK ka 7 anëtarë pasi më parë pjesë e institucionit ishin edhe Vitore Tusha që është kryetare në detyrë, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.