Emocionuese dhe e frikshme ishte nata e mbrëmshme në Angli, pasi qeveri lehtësoi masat anti-Covid, shkruan BBC.
Dje u vendos që të hapen lokalet dhe pubet në ambienetet e jashtme, kjo ka bërë qytetarët të dynden dhe të mbushin rrugët dhe lokalet.
Të rinjtë nën shoqërinë e njëri-tjetrit kanë shijuar një pije duke harruar në një moment pandeminë dhe kohën e vështirë që po kalon bota.
Kujtojmë që pas tre muajsh Anglia ka vendosur të hap lokalet, restorantet dhe pubet në ambientet e jashtme. Anglia hyri në izoli më 5 janar dhe dje u vendos që të lehtësohen masat.