Do të ishte dasma e vitit në Andaluzi por toreadori i njohur, Juan Ortega, ka marrë vendimin për të anuluar martesën vetëm një orë para ceremonisë. Ai do martohej me partneren e tij kardiologë, Carmen Ote.Mediat spanjolle shkruajnë se dasma ishte planifikuar për të shtunën më 2 dhjetor në një kishë në qytetin e Jerezit me 500 të ftuar nga ajka e aristokracisë andaluziane. Ortega dhe 31-vjeçarja do kurorëzonin dashurinë e tyre 7-vjeçare në martesë.
Mirëpo, papritur, vetëm një orë para ceremonisë së martesës, teksa nusja kishte veshur fustanin e nusërisë dhe po përgatitej të nisej për në kishë, mori një telefonatë nga Ortega, i cili njoftoi vendimin e tij të parevokueshëm për anulimin e dasmës.
Pas vendimit të tij të papritur për të anuluar martesën me kardiologen, Juan Ortega mori përsipër të paguante të gjitha shpenzimet e tij të ceremonisë në shumën 90,000 euro. Arsyet mbeten ende të paqarta.