Nis Kongresi i PS, Rama në krah të Ruçit dhe Nikollës! Ja temat e diskutimit

Ka nisur punën Kongresi i Partisë Socialiste ditën e sotme. Nga çfarë mediat kanë transmetuar shihet se kreu i Partisë Socilaiste, njëherësh edhe kryeministër i vendit Edi Rama është ulur pranë Gramoz Ruçit dhe Lindita Nikollës.Ndërkohë e para që ka mbajtur fjalën në Kongres ka qenë Elisa Spiropali, teksa është shprehur se sfida e vetme që kanë është të kenë një vend sa më të mirëqeverisur.

Ngut për tu bërë Europa në Ballkan, për ta parë Ballkanin si shtëpi europiane. Shqipëria po vrapon për të kapërcyer pengesat, për të bërë atë që vendet kanë bërë me qindra vjet.

Kongresi është pjesë e shërbimeve që ne japim ditë pas dite. Misioni ynë politik është të ndryshojmë, organizata jonë politike duhet të ndryshojë edhe më shpejt, për të triumfuar për ta bërë Shqipërinë Europën e Ballkanit. Për të bërë më mirë, dhe më bukur dhe më shpejt. Sfida jonë është e ardhmja, në një vend më të mirëqeverisur, më të drejtë, më të mirë, me standarte me më shumë cilësi. Nuk ka të ardhme të sigurtë pa qortimin e së djeshmes.

Pak ditë më parë Strasburgu shkroi për tragjedinë e 21 janarit, atë vendim që PS e ka dhënë para 1 dekade. Gjykim i paplotë, i përfaqësueve të shtetit i përfshirë në krim.”- tha Spiropali.

Programi i plotë punimeve të Kongresit:

11:45 – PANELI 1

Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Inteligjenca Artificiale

12:00 – PANELI 2

Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia dhe Kultura

13:00 – PANELI 3

Shërbimet publike: Arsimi, Shëndetësia, dhe Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

14:00 – PANELI 4

Qeverisja Vendore: Reforma Territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

15:00 – PANELI 5

Siguria dhe Shqipëria në botë

15:50 – PANELI 6

Partia Socialiste 2030

16:40 – Fjala e kryetarit të PS- së, Edi Rama