Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu dy infermieret e Sanatoriumit Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi të arrestuara rreth një muaj më parë si të përfshira në skandalin e Tire Alldervishit ndodhur në spitalin e “Shefqet Ndroqit”.
Kujtojmë se tri javë më parë gjykata liroi Sidorela Çelën dhe sanitaren Rukie Hoxhën.
Ndërkohë sanitarja 58-vjeçare e spitalit Covid2 Tire Alldervishi e cila u hoq si infermiere, u arrestua pas publikimit të pamjeve që tregonin se ajo kishte marrë 8 milion lekë të vjetra nga vajza e një pacienteje me Covid që më pas ndërroi jetë për shkak të kësaj sëmundje.