Seanca për Enkeleida Hoxhën/ Veprimet e saj kanë diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit

Ditën e sotme, më 11.03.2021, u mbajt seanca për gjyqtaren Enkeleida Hoxhës.

Kreu i ILD Artur Metani tha se përsa i përket fakteve dhe pretendimeve të paraqitura nga ana e gjyqtares, janë ndërmarrë veprime/ mosveprime të cilat kanë të bëjnë me mosrespektimin nga ana e magjistrates. Gjithashtu, nga ana e gjyqtares Hoxha nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke cënuar parimin  e paanësisë së gjykimit dhe i është atribuar dhënia e cilësive të ndryshme, herë si i paraburgosur dhe herë si i dënuar, gjatë gjatë periudhave të njëjta në funksion të pranimit të çdo kërkese të paraqitur nga ana e të njëjtit kërkues.

Po ashtu, në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore. Është arritur në konkluzionin se gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka cënuar vlerat themelore të saj, besimin që magjistrati duhet të sjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë duhet të fillojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha, për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” dhe “c” të ligjit nr. 96/ 2016.
Të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe caktimin ndaj saj të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.