Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Yuri Kim telefonon Arben Krajën

Amabsadorja e SHBA Yuri Kim ka telefonuar kreun e SPAK Arben Krajën lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Abasadorja Kim u shpreh se me arrestimet e fundit të SPAK reforma në drejtësi po jep rezultate.

“E takova Arben Krajën 1 vit  më parë (foto më poshtë). Unë e thirra atë sot për të shprehur falënderime dhe inkurajim për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne shohim rezultate tani. Le të vazhdojmë të ecim së bashku – hap pas hapi”, shkruan ajo.