Arrestohet prokurori i Vlorës/ Në pranga edhe shefi i sektorit kundër trafiqeve

Nga operacioni i sotëm antidrogë mësohet se është arrestuar prokurori i Vlorës, Maksim Sota.

Gjithashtu është arrestuar edhe  Ilirjan Balla, ish-nëndrejtor i Vlorës, aktualisht shefi i sektorit kundër trafiqeve.

Këto dy, sipas mediave,  aktualisht janë në ‘arrest shtëpie’.

Një tjetër i arrestuar është edhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së punës në Kavajës, si dhe Festim Lelaj, ish-oficer policie.