Arrestohet reperi i njohur shqiptar, zbardhen detajet (Emri)

Feronit Shabani është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Reperi Fero me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për rast një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha ai.