Asnjë shenjë për gjykimin e Luan Dacit

Zvarritja e seancës së radhes per gjyqtarin Luan Daci dhe mosvendosja e një date tjeter për të dhënë verdiktin final hedh dyshime se ka persona që nuk duan që ai të dënohet. Luan Daci është pergjegjes i trazirave të 97 dhe firmave piramidele. Ai edhe pse kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”, çuditërisht e ka mbajtur vendimin në zyrën e tij 6 muaj me radhë, ndërkohë që shqiptarët vijonin e dorëzonin para tek firma piramidale.

Gjithashtu Luan Daci gënjeu para Avokatit të Popullit për të fituar një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Pra, Luan Daci mori në qafë një shqipëri të tërë dhe për këtë nuk i jep askujt llogari. Pra vetë Zot dhe vetë shkop.  Gjithashtu, Genoveva Ruiz Calavera ka mbrojtur Luan Dacin kur ai është pezulluar në vetting dhe Calavera ka bërë me dije se Luan daci ka vite punë të palodhura. Sigurisht që të palodhura sepse dhe Calavera është në dijeni se Luan Daci shkaktoi trazirat e 97’ dhe sigurt që fajtor për këtë ngjarje është gjyqtari Luan Daci, në bashkëpunim me firmën pramidale “Xhaferri”.
Calavera flet për një gjyqësor të pavarur dhe të paanshmëm por në fakt, Shefja e ONM-së mbajti anën e gjyqtarit Luan Daci.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodh me procesin e tij, drejtësia do të triumfoj apo padrejtësia.