Atleti transgjinor dështon edhe te kategoria e grave

Peshëngritësja nga Zelanda e Re, Laurel Hubbard nuk ka arritur t’ja dalë në Lojërat Olimpike duke u eleminuar menjëherë nga gara e peshëngritjes në kategorinë e femrave.

Ajo u bë atletja e parë trasgjinore e cila konkurroi në një kategori të ndryshme gjinore, mirëpo nuk arriti dot që të rrëmbente një medalje.

Pjesëmarrja e saj në Lojërat Olimpike erdhi pasi IOC bëri ndryshime në rregullore për pjesëmarrësit në vitin 2015, duke lejuar atetët transgjinorë që të konkurrojnë me gratë në varësi të niveleve të tyre të tosteronit.

Para konkursit, 43 vjeçarja duartrokiti IOC-in për vendimin e marrë dhe mundësimin e pjesëmarrjes së saj në garë.

“Lojërat Olimpike janë një festë globale e shpresave, idealeve dhe vlerave tona. Unë përgëzoj IOC për angazhimin e saj për ta bërë sportin gjithëpërfshirës dhe të arritshëm”, tha ajo.

Pas përzgjedhjes së saj për lojërat, Hubbard tha se ishte “mirënjohëse dhe e përulur nga mirësia dhe mbështetja që më është dhënë”