Avokatët antikorrupsion kallëzim penal për komisioneren Valbona Sanxhaktari

Shoqata e Avokatëve antikorrupsion në Shqipëri ka bërë një kallëzim penal ndaj komisioneres Valbona Sanxhaktari. Kallëzimi penal konsiston për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, të stampave ose të formularëve” dhe Mashtrimit me pasoja te renda parashikuar nga neni 143/3.
Në kallëzim theksohet fakti se Valbona Sanxhaktari ka marrë postin se komisionere duke perdorur dokumenta të ppavertet. Sipas tyre prokuroria ka te drejte ta hetoje edhe per mashtrim, pasi kjo ka perfituar pagesë për keto vite në KPK padrejtësisht.

KALLËZIM PENAL

KALLËZUES: Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare, me adresë rruga “Ibrahim Rugova ”, Kompleksi “ Green Park ”, Kulla Nr. 2, Kati 3, Ap.13, Tiranë, Nipt L32022451L, avokate.antikorrupsion@yahoo.com www.antikorrupsion.com
ME OBJEKT: Kallëzim i veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave ”, parashikuar nga neni 186/1, 143, 248 i Kodit Penalparagrafi i parë, i Kodit Penal. , Ligjit nr 84/ 2016
I KALLËZUAR: Valbona Sanxhktari , e bija i Edmond dhe i Elvira, i datëlindjes 01.07.1974, Id.kart H45107103U Godina Ambasador 3 , lindur dhe banues në Tirane, si dhe gjatë Hetimit nëse prokuroria gjenë bashkepuntore të tjerë.
BAZA LIGJORE: Vendimi Nr;3635/3635/1 i Gjykatës Tiranës për SHAASH,Neni 6/1, 147 e në vijim i Kushtetues së Republikës së Shqipërisë, Nenet 186, 280, 283, 240, 242/1, të K.Pr.Penale, neni 186/1 143, 248 i Kodit Penal, Ligjit nr 84/ 2016
DREJTUAR: Prokurorisë së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

I nderuar z. Prokuror,

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptar, e miratuar me Vendimin Nr.3635 datë 30.07.2013 e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është një organizatë jofitimprurëse, që ka si mision të saj luftën kundër korrupsionit si dhe të veprave penale të ndryshme sipas parashikimeve statutore. Misioni i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion është ndihmë, mbështetje dhe mbrojtje për shtetasit në luftën kundër veprimeve korruptive dhe shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut nga punonjësit e organeve të administratës publike dhe të organeve të tjera publike dhe jo publike, që cënojnë kërkesat e Kushtetutës dhe akteve ligjore dhe nënligjore në zbatim të saj, si dhe akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë.
Bazuar në nenet 280 dhe 283 te K.Pr.Penale, po Ju parashtrojmë këtë kallëzim penal për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, të stampave ose të formularëve” dhe Mashtrimit me pasoja te renda parashikuar nga neni 143/3 duke sjell në vëmendjen Tuaj rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet ky kallëzim, dispozitat ligjore penale të cënuara, si provat me të cilat vërtetohen këto fakte.
Rrethanat e faktit:
Ne Qershor te vitit 2017, shtetasja Valbona Sanxhaktari, pas nje procesi te administruar nga institucioni i Avokatit te Popullit dhe Kuvendi RSH, është zgjedhur një nga anëtarët e KPK, duke perdorur dokumenta të paverteta kjo sipas nenit 143, prokuroria ka te drejte ta hetoje edhe per mashtrim, pasi kjo ka perfituar pagen ter keto vite.
Zgjedhja e saj është bërë në shkelje të ligjit per ngritjen e KPK, pasi si i tillë duhet të përmbushte nje proces te rregullt, transparent, dhe në përputhje me ligjin nr 84/2016 Për rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë .
Kallëzimi mbështetet ne faktin se e kallezuara në dokument kërkesën drejtuar Avokatit te Popullit per aplikim ka pasqyruar fakte të rreme në këtë deklarim, kërkesë. Pra kjo shtetase ka genjyer shtetin duke e ditur faktet qe nuk eshte e zonja dhe nuk ka kapacitet jurisik pasi ka marre 85 pike ne konkurimin e Shkolles se Magjistratures dhe prape vazhdon me paraqitjen e kerkeses se paligjshme per t`u bere pjese e K.P.K.
Komisionerja Sanxhaktari në formularin e pastërtisë së figurës nuk ka pasqyruar faktin se ka qenë e proceduar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, pasi nuk i përmbush kriteret ligjore që ka kërkuar ligji në mënyrë eksplicite për të qënë anëtare e institucioneve të rivlerësimit.
Neni 6 i Ligjit nr.84/2016
Kriteret e zgjedhjes se antarëve të institucioneve të rivlerësimit
c) të ketë marrë një vlerësim të lartë për aftësitë e tij profesionale, etike, dhe integritetin moral të tij, , nëse iu është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme
d) ndaj tij të mos ketë nisur nje hetim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi , për kryerjen e një kundravajtjeje penale me dashje, …..
gj) zotëron shumë mirë gjuhën angleze
Në lidhje me pikën c të këtij neni 6 kjo anëtare ka konkuruar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 1997 për pozicionin e gjyqtarit ose prokurorit dhe është vlerësuar me 85 pikë, kur në atë konkurim magjistratët fitues kanë qënë mbi 300 pikë. Pra ky është një tregues i qartë i mungesës së formimit të saj në aspektin professional, fakt ky që bie në kundërshtim me parashikimin ligjor të sipërcituar. Ky fakt ka dale nga portal “Pamfleti” ku del se kjo shtetase nuk ka qene e zonja qe te marre piket minimale.
Në lidhje me pikën d të nenit 6, tashmë është e faktuar që kjo anëtare është proceduar penalisht për veprat penale Korrupsion dhe Shpërdorim fondesh, referuar kallëzimit penal të datës 05.05.2004 nr. 1086/16 Prot nga KLSH-ja në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me “Rikonstruksionin e konviktit të Shkollës së Mesme K Isak Berat,” me fond limit 17.000.000 lekw.
Ky fakt nuk është bërë prezent në paraqitjen e dokumentacionit përkatës për zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit, pra është fshehur nga ana e kësaj komisionereje duke passjellë në këtë mënyrë shkelje hapatazi të kriterit ligjor të sipërcituar. Kjo shtetase qellimisht e ka shkelur kete fakt.
Në lidhje me pikën gj të nenit 6 të ligjit, referuar dokumentacionit që kjo anëtare ka paraqitur për kualifikimin e saj , rezulton qartazi se ajo zotëron gjuhën angleze niveli A në aspektin e të folurës dhe niveli B në aspektin e të shkruarit. Citimi i ligjit “zotëron shumë mirë gjuhën angleze” nuk plotësohet në rastin konkret pasi niveli A dhe niveli B nuk përfaqëson standartin shumë mirë por nivelin mesatar.
Duke vepruar gjithmonë si i njëjti organ i verifikimit gjyqësor, KPK, përveç funksionit të saj për të shqyrtuar dhe vendosur mbi bazueshmërinë e një akuze e cila kërkon të shkarkojë një gjyqtar ose prokuror nga detyra ka shumë fuksione të tjera në përputhje me procedurën e Vettingut, të cilat përfshijnë kryerjen nga hetimi paraprak administrative, inkuadrimi dhe ngritja e procedurave administrative duke bërë gjetje paraprake dhe duke ftuar subjektin të heqë barrën e provës dhe të nxjerrë prova për të kundërtën. Këto funksione të tjera, veçanërisht sjellja e procedimeve administrative nuk mund të japin nga natyra e tyre një organ i cili gjithashtu dëgjon dhe vendos një çështje me kompetenca të tilla drastike që mund të jenë shkatërruese për karierrën dhe jetën e personale të një gjyqtari/prokurori ,si një “gjykatë e themeluar me ligj” e paanshme brenda kuptimit të nenit 6/1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Ekziston një parim i mirëthemeluar i së drejtës “nemo p]otest esse simul actor et judex” (13 Qeen”s Bench 327, që do të thotë se askush nuk mund të jetë në të njëjtën kohë paditësi dhe gjykatësi).
Kërkesat e pavarsisë dhe paanësisë duke iu referuar një gjykate të krijuar me ligj në nenin 6/1 nuk janë vetëm kërkesa të ndara dhe të domosdoshme të së drejtës për një gjykim të drejtë të parashikuar shprehimisht në atë dispozitë por gjithashtu janë komponentë të nevojshëm të kërkesës së një gjykate të krijuar me ligj në të njëjtën dispozitë.
Shkelja e nenit 6/1 qëndron në pengesën që bëhet subjektit për të pasur një gjykim të drejtë para një gjykate të krijuar me ligj.
Sjellja dhe veprimet e komisioneres Valbona Sanxhaktari duke mos treguar te verteten ne formularet per zgjedhjen e anetareve te organeve te Vetingut po i shkakton shtetit shqiptar nje dem te rende dhe te pazevendesueshem, per keto shkaqe;
Nga ana profesionale kjo komisionere nuk mund te vleresoje gjyqtaret dhe prokuroret pasi nuk ka kapacitete e duhura sipas Kushtetues dhe Ligjit kur ka marre 85 pike ne provimin e pranimit ne Shkollen e Magjistratures dhe ka shkarkuar gjyqtare qe kane qene fitues ne kete provim shiko vendimet qe ka dhene kjo Komisionere ndaj fitueve ne Konkursin e Vitit 1997.
Kjo komisionere ka mashtruar ne formularet e plotesuara me qellim zgjedhjen e saj ne keto komisione dhe ka perfituar ne menyre te padrejte perfitime financiare te konsisderueshme per shkak te ushtrimit te funksionit te Komisioneres, sipas ligjit (paga e larte dhe honorare te tjera si makine, truproje nga Garda e Republikes etj).
Vendimet e dhena nga Komisionerja Valbona Sanxhaktari ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit duke mos plotesuar kriteret ligjore per perzgjedhjen e saj, do te behen te cenueshme nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut, e cila ne jurisprudencen e saj ka sqaruar ne vendimin Guomundur Andri Astraosson kundër Islandës nr.26374/18, 1 Dhjetor 2020 se,
Gjykata përsërit se në bazë të Nenit 6/1 të Konventës, një gjykatë ose gjykatë duhet të jetë “themeluar me ligj”. Kjo shprehje pasqyron parimin e shtetit të së drejtës i cili është i natyrshëm në sistemin e mbrojtjes të vendosur nga Konventa dhe Protokollet e saj, dhe që përmendet shprehimisht në preambulën e Konventës (shih, për shembull, Jorgic kundër Gjermanisë, nr. 74613/01, § 64, KEDNJ 2007-III (ekstrakte). Siç ka thënë Gjykata më parë, një gjykatë që nuk është themeluar në përputhje me ligjin do të ketë domosdoshmërisht mungesën e legjitimitetit të kërkuar në një shoqëri demokratike për të zgjidhur mosmarrëveshjet ligjore (shih Lavents v. Latvia, nr. 58442/00, § 114 , 28 nëntor 2002).
Gjykata më tej përsërit se “ligji”, në kuptimin e Nenit 6 § 1 të Konventës, përfshin jo vetëm legjislacionin që parashikon krijimin dhe kompetencën e organeve gjyqësore, por edhe çdo dispozitë tjetër të së drejtës së brendshme e cila, nëse shkelet, do ta bënte pjesëmarrjen e një ose më shumë gjyqtarëve në shqyrtimin e një çështjeje të parregullt (shih Gorguiladzé v. Georgia, nr. 4313/04, § 68, 20 tetor 2009; Pandjikidzé dhe të tjerët k. Georgia, nr. 30323/02, 104, 27 tetor 2009; dhe Kontalexis k. Greqisë, nr. 59000/08, § 38, 31 maj 2011). Kjo përfshin, në veçanti, dispozitat në lidhje me pavarësinë e anëtarëve të një gjykate, kohëzgjatjen e mandatit të tyre dhe paanësinë e tyre.
Me fjalë të tjera, shprehja “e vendosur me ligj” përfshin jo vetëm bazën ligjore për vetë ekzistencën e një “gjykate” por edhe pajtueshmërinë nga ajo gjykatë me rregullat e veçanta që e rregullojnë atë dhe përbërjen e trupit gjykues në secilin rast.
Gjykata, nënvizon rëndësinë kryesore të një procesi rigoroz për emërimin e gjyqtarëve të zakonshëm për të siguruar që kandidatët më të kualifikuar – si për sa i përket kompetencës teknike dhe integritetit moral – të emërohen në postet gjyqësore. Kjo eshte e vetëkuptueshme qe ne Gjykatat me te Larta qe jane ne hierarki me larte, kriteret e zbatueshme te zgjedhjes duhet te jene me rigoroze, veçanërisht kur bëhet fjalë për kompetencat e kërkuara teknike. Sipas mendimit të Gjykates, nje perzgjedhje e tillë e bazuar në merita jo vetëm që siguron aftësinë teknike të një organi gjyqësor për të dhënë drejtësi si “gjykatë”, por është gjithashtu thelbësore në drejtim të sigurimit të besimit të publikut në gjyqësor dhe shërben si një garanci shtesë per pavaresinw personale te gjyqtarëve.
Paraqitja e rrethanave te rreme nga Komisionerja Valbona Sanxhaktari ne formular ka shkaktuar perzgjedhjen e saj ne nje organ te larte Kushtetues ku kerkohet nje profesionalizem dhe pasterti figure shume e larte per shkak se objekt shqyrtimi jane Gjyqtaret e Republikes se Shqiperise te te gjitha niveleve duke perfshire dhe Gjykaten Kushtetuese, ne kundershtim me Kushtetuten dhe me ligjin.
Në Opinionin nr. 1 (2001) mbi “standardet në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit dhe pandryshueshmerine e gjyqtareve”, Këshilli Konsultativ i Gjyqtarëve Evropianë (CCJE) ka bere konstatimet e meposhteme:
Prandaj, ekziston një pranim i përgjithshëm, që emërimet të bëhen “në bazë të meritave” bazuar në “kritere objektive” dhe se konsideratat politike duhet të jenë të papranueshme. Çdo kriter objektiv, që kërkon të sigurojë që përzgjedhja dhe karriera e gjyqtarëve të bazohet në merita, duke pasur parasysh kualifikimet, integritetin, aftësinë dhe efikasitetin, janë të detyrueshme të jenë në terma të përgjithshëm. Sidoqoftë, në fund të fundit është kritike përmbajtja dhe efekti i tyre në çdo shtet të veçantë. CCJE rekomandoi që autoritetet përgjegjëse në Shtetet anëtare për të bërë dhe këshilluar për emërimet dhe ngritjet në detyrë tani duhet të prezantojnë, publikojnë dhe t’u japin efekt kritereve objektive, me qëllim që të sigurojnë që zgjedhja dhe karriera e gjyqtarëve të bazohet në merita, duke pasur parasysh te kualifikimet, integriteti, aftësia dhe efikasiteti.”
Vlen te theksohet se nuk eshte verifikuar edhe figura morale e shtetases Valbona Sanxhaktari. Nga disa media ne internet eshte vene ne dyshim edhe figura morale e saj.Edhe kjo (pastertia e moralit) nje gje shume e rendesishme nuk eshte verifikuar.
Ne rastin konkret eshte kryer vepra penale e “Falsifikimit te dokumentave” te parashikuar nga neni 186/1 te Kodit Penal, pasi jane paraqitur te dhena te rreme ne formularin e kerkeses per aplikim tek avokati i popullit.
Duke qene se si pasoje e falsfikikimit jane perfituar fonde shteterore duke perfituar nje page te majme, ajo ka konsumuar vepren penale “Mashtrimit” te parashikuar nga neni 143/3 te Kodit Penal.

Bashkelidhur po dergojme edhe provat ne rastin konkret.

Kallezues:
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion
Kryetari Ndue PJETRA