Homazhet për deputetin socialist Bashim Fino i cili humbi sot betejën me COVID, do të mbahen ditën e sotme në pallatin e Kongreseve nga ora 11:00 deri në orën 15:30. Fino do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00.
Lajmi është njoftuar në njoftim për media nga kryesia e Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të ish-deputetit.
“Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.
Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 11:00-15:30, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00”, thuhet në njoftim.