Një goditje rrufeje ka rezultuar fatale për 11 persona dhe plagosi disa të tjerë në qytetin verior të Jaipur në Indi. Viktimat po bënin selfie nën shi në maje të një kulle vrojtimi nga fortesa e shekullit të 12-të në Fort Amer, një atraksion popullor turistik shumë i njohur.
Rreth 27 njerëz ishin në kullë kur ndodhi incidenti dhe mësohet se disa prej tyre u hodhën në tokë. Papritur kulla u godit nga një seri rrufesh, si pasojë humbën jetën 11 persona, dhe mbetën të plagosur 17 të tjerë, 3 prej të cilëve në gjendje kritike.
Sipas burimeve paraprake shumica e viktimave janë të rinj. Të dielën, në shtetin Rajasthan të Indisë, ku ndodhet edhe Jaipuri, u rgjistruan edhe nëntë viktima të tjera nga rrufetë. Rrufetë vrasin mesatarisht rreth 2,000 indianë çdo vit. Sezoni i shirave sjell reshje të furishme dhe zgjat zakonisht nga qershori deri në shtator.