Shtyhet gjyqi për ish-kryeprokurorin Llalla/ Avokati kërkon më shumë kohë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca e radhës do të zhvillohet më 17 korrik, kjo pasi avokati mbrojtës i Llallës ka kërkuar më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.

Kujtojmë që më herët  ndryshoi dhe trupa gjykuese, pasi Saida Dollani dhe Dhimitër Lara kanë dhënë dorëheqjen nga çështja. Sipas tyre, ata nuk mund që të gjykojnë çështjen pasi kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestrimin e pasurive të Llallës.

Trupa gjykuese do të përbëhet nga Nertina Kosova, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 20 maj me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që Llalla të mos mbajë për 5 vite poste publike. Por vendimi i apelua nga ish-kryeprokurori.