Bllokimi i Kryeministrit për Bajram, reagon komuniteti musliman në Shqipëri

Mbyllja e kësaj fundjave sërish nga kryeministri Edi Rama ngjalli shumë reagime, pasi qytetarët muslimanë festojnë ditën e sotme Fiter Bajramin. Një lëvizje e tillë nuk është marrë si një lëvizje kundër besimtarëve muslimanë në Shqipëri.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka treguar qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e KM për mbylljen e xhamiave. “Unë nuk e di si e perceptoni ju, por kryeministri tha atë që ka thënë si çdo javë në bazë të rekomandimeve të ministrisë së shendetësisë.

“Kjo nuk ishte që të mos kryejmë ritin e Bajramit në asnjë rrethanë sepse ne i kemi dërguar qarkoret tona që para 10 ditësh se do e falim Bajramin nëpër xhami, për arsyen e vetme që të ruajmë njëri-tjetrin”, tha kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.