Bota e futbollit në zi! Ka ndërruar jetë në moshën 77- vjecare, trajneri i njohur kroat Miroslav ‘Çiro’ Blazeviç.Ish-përzgjedhësi i kombëtares kroate ka humbur betejën e gjatë me sëmundjen e kancerit.
Suksesi më i madh i tij llogaritet të jetë në 1998 ku me Kroacinë arriti të pozicionohet në vendin e tretë në Kupën e Botës në Francë.
Ndërkaq, legjenda kroate ka korrur sukseset më të mëdha në nivel klubesh me Dinamo Zagrebin.