Kapet ‘mat’ nga qeni i kufirit me 10 kg kokainë në makinë, në pranga shqiptarja në Itali

Një grua shqiptare është arrestuar në Toskanë të Italisë, pasi është kapur me 10 kg kokainë me vlerë mbi 350 mijë euro në makinë.

Shqiptarja është ndaluar rastësisht nga policia rrugore, për një kontroll të thjeshtë të automjetit, mirëpo qentë e përdorur nga oficerët nuhatën kokainën në makinë.

Droga ishte e fshehur brenda parafangove të përparme dhe ishte e ndarë në dhjetë pako.

Pas arrestimit shqiptarja është dërguar në burgun e Trentos, ku do të rrijë atje deri sa të merret vendimi për gjykimin e saj.

Autoritet italiane po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, se kush do të ishte marrësi i kokainës.