Britania lehtëson masat kundër Covid-19

Boris Johnson i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm ndërsa Britania bën hapin e saj të parë të rëndësishëm drejt lehtësimit të masave.

Njerëzit tani do të jenë në gjendje të takohen në grupe me gjashtë persona dhe gjithashtu do të rifillojnë sportet e organizuara në natyrë. Qeveria ka në plan të lejojë që rihapjen e bareve, së bashku me shërbimet jo-thelbësore siç janë parukierit, duke filluar nga data 12 Prill.

Në një deklaratë Johnson tha: “Ne duhet të jemi të kujdesshëm, pasi rritja e rasteve në të gjithë Europën dhe përhapja e varianteve të reja kërcënojnë fushatën e vaksinimit tonë. Pavarësisht lehtësimit të masave sot, të gjithë duhet të vazhdojmë të zbatojnë dhe respektojmë masat në fuqi.