Can Yaman nuk e harron origjinën, aktori përshëndet Shqipërinë

Ndoshta nuk e dinit, por aktori Can Yaman është me origjinë shqiptare. Këtë ai e ka pranuar gjatë intervistave teksa ka treguar se gjyshërit nga ana e babait flasin shqip. Megjithatë ai nuk ka mundur ta mësojë gjuhën shqipe për shkak se nuk ka jetuar me ta.

Madje Can Yaman ka zbuluar se përpara se të kishte famën që ka sot, ka vizituar Shqipërinë dhe ka qëndruar një muaj në Tiranë. Së fundmi aktori ka treguar se nuk e ka harruar origjinën e tij dhe ka përshëndetur vendin tonë me postimin e tij të fundit në Instagram.

Can Yaman ka publikuar njoftimin e platformës Tring ku shkruhet se seriali “Një puthje në errësirë” do të rikthehet në ekran dhe krahas postimit, aktori ka shkruar “Albania”, bashkë me dy emoji të flamurit kuqezi. Ky postim i Can Yaman i ka gëzuar fansat shqiptarë nga të cilët aktori ka marrë mesazhe të shumta. Kujtojmë që Can Yaman u bë i famshëm në Shqipëri e në shumë vende të botës falë rolit të tij me emrin “Xhan” në serialin “Një puthje në errësirë”.