Rusia ka dëbuar disa diplomatë nga Gjermania, Suedia dhe Polonia pasi kanë protestuar për lirimin e opozitarit Alexei Navalny. Navalny, kritiku më i shquar i Presidentit Vladimir Putin, u burgos këtë javë për gati tre vjet për shkelje të lirimit me kusht që ai i quajti të shpifura, një veprim që Perëndimi e dënoi ashpër.
Në Moskë për bisedime të rralla, Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE, tha se ai kishte bërë presion tek Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov për çështjen Navalny. Borrell tha se nuk kishte ende një propozim zyrtar për sanksione të reja të BE ndaj Rusisë, por se blloku prej 27 anëtarësh do të ketë një diskutim muajin e ardhshëm në lidhje me marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë.
“Unë i kam përcjellë Ministrit Lavrov shqetësimin tonë të thellë dhe apelin tonë për lirimin e tij (Navalny) dhe për fillimin e një hetimi mbi helmimin e tij,” tha Borrell në një konferencë shtypi së bashku me Lavrov.
Lavrov tha se varet nga Brukseli nëse dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por që BE po sillet gjithnjë e më shumë si Uashingtoni në përdorimin e saj të sanksioneve të njëanshme.