Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP
PCR është testi referues për diagnozën e fazës akute të Covid-19. Kjo bën të mundur zbulimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2 në trupin e një individi në një kohë T dhe për këtë arsye të konfirmohet një diagnozë e Covid-19 e bërë nga një mjek. Mostra optimale është nazofaringeale. Mostra të tjerë (pështymë për shembull) mund të konsiderohen gjithashtu për të vendosur një diagnozë.
Kur të bëni një test PCR?
Në kontekstin e epidemisë Covid-19, testi RT-PCR rekomandohet në rastet e mëposhtme:
Pacienti ben nje konsultë midis Dites 1 dhe D4 pas shfaqjes së simptomave: kryen një test antigjeni në një kampion nazofaringeal ose një test RT-PCR.
Nëse rezultati i testit të antigjenit është negativ dhe pacienti është 65 vjeç ose më i vjetër dhe / ose ka një faktor rreziku për një formë të rëndë të Covid-19, riprovohet me RT-PCR në një tampon nazofaringeal.
2.Pacienti ben nje konsultë midis D5 dhe D7 pas shfaqjes së simptomave: behet një test RT-PCR në një mostër nazofaringeale. Testi duhet të kryhet sa më shpejt, pas rekomandimit te mjekut.
Në një person kontakti asimptomatik:
1.Nëse personi ka pasur një kontakt të ngushtë (që banon në të njëjtën familje duke shkaktuar kontakte të përsëritura brenda një periudhe të caktuar), kryen një test RT-PCR ose provë të zbulimit të antigjenit nga tamponi nazofaringeal sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nëse personi nuk ka pasur kontakt të ngushtë, kryen testin RT-PCR ose testin e zbulimit të antigjenit me anë të tamponit nazofaringeal midis D5 dhe D7 pas datës së ekspozimit.
Izolimi i personit fillon nderkohe , dhe ai eshte në pritje të rezultatit të RT-PCR.
Per ta ditur: një RT-PCR në pritje të një vizite te një person në rrezik të një forme të rëndë të Covid-19 nuk paraqet interes, pasi një rezultat negativ nuk heq nevojën për masa pengese.