Ç’po ndodh me vaksinat e Covid-19?/U vaksinuan disa ditë më parë, 15 të moshuar rezultojnë pozitiv me koronavirus

Sipas informacioneve, 15 të moshuar në një azil në Gjermani janë konfirmuar pozitiv me Covid dhe pasi kanë qenë të vaksinuar nga Covid.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Dortmund, ku mësohet se banorët ishin vaksinuar me dozën e parë të vaksinës BioNtech / Pfizer, më 27 Dhjetor, ndërsa pas testit të fundit të bëra dy ditë më parë kanë rezultuar pozitiv.

Ndër te tjera bëhet me dije se banorët mund të jenë infektuar para dozës së parë të vaksinimit, e cila për të krijuar një mbrojtje të plotë duhet që të kalojë tre javë që më pas të merret dhe doza e dytë e vaksinës. Ndër të tjera bëhet me dije se doza e dytë e vaksinës te personat e infektuar nuk mund të kryet derisa ato të shërohen.