Procesi i Vettingut filloi si një masë e jashtëzakonshme e vendopsur nga reforma në drejtësi për të filtruar gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar. Darian Pavli, gjyqtari shqiptar në Strasburg, mund të jetë në kushtet e konfliktit të hapur të interesave gjatë shqyrtimit të rasteve të depozituara nga gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë ankimuar procesin e Vetingut pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Por kush është Darian Pavli dhe kush fshihet pas figurës së tij?!
Në një votim të zhvilluar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, në Tetor 2018, Pavli ishte një ndër Ekspertët e Nivelit të Lartë gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri, para se të zgjidhej përfaqësuesi shqiptar në Gjykatën e Strasburgut.
Pavli u cilësua si kontribues në procesin rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting), por në fakt ishte një marionetë e qeverisë aktuale.
Reforma në drejtësi është e shoqëruar me shumë pikëpyetje, pasi shumë gjyqtarë dhe prokurorë kanë dalë jashtë gjykatave edhe nëse kanë qenë të pastër, ndërkohë që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale prej 3 vitesh.
Të paktën 20 prej tyre, nga radhët e atyre që janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga strukturat shqiptare, i janë drejtuar me ankim Gjykatës së Strasburgut.
Në paditë e tyre, ata pretendojnë shkelje flagrante të proces të rregullt ligjor, të cilat janë në kundërshtim me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, palë e së cilës është edhe Shqipëria, me anë të cilës, qeveria vendosi si marionetë Darian Pavlin.