Covid-19 mund të mbajë “peng” shijen dhe nuhatjen për 5 muaj

“Rezultatet tona tregojnë se nuhatja dhe shija e humbur për shkak të Covid mund të vazhdojë  edhe pas 5 muajsh kur njerëzit janë rikuperuar nga Covid-19”, tha në një deklaratë Dr. Johannes Frasnelli i Universitetit të Quebec.

Nuhatja edhe shija mund të mos kthehen deri në 5 muaj pas infeksionit me Covid-19, sipas studiuesve kanadezë.

Një ekip në Universitetin e Quebec anketoi 813 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19. Gjatë infeksionit fillestar, më shumë se 70% e atyre që morën pjesë në sondazh raportuan se kishin humbur nuhatjen  dhe 65% raportuan se kishin humbur shijen.

Pesë muaj më vonë, kur ata testuan një provë në shtëpi, 17% e njerëzve thanë se kishin ende humbje të nuhatjes dhe 9% e njerëzve kishin humbje të shijes, sipas studiuesve.