Emri i Pavlit figuron në dokumente si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit të shumëpërfolur George Soros.
Ai ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, çka do të thotë se kjo reformë është konceptuar dhe zbatuar nga Fondacioni ‘Soros’. Kjo vërtetohet shumë thjesht pasi në një dokument të Kuvendit të Shqipërisë shfaqet kudo emri i tij.
Për më tepër Darian Pavli është është zgjedhur në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe fati i ka buzëqeshur edhe pse nuk ka eksperiencë gjyqësore, por thjesht se ka punuar për Fondacionin e Soros në Shqipëri.
Pavli madje rezulton të jetë një lidhje edhe me kryeministrin aktual Rama. Rama dhe Pavli duke iu referuar pemës gjinealogjike, janë familjarë me njëri-tjetrin (referuar raportimeve mediatike shqiptare është aluduar se gjyshërit e tyre kanë qenë motër e vëlla). Pra, duket qartë sesi funksionon procesi I vettingut në Shqipëri dhe se ku po shkon kjo reform.